Menaxheri i futbollit Andi Matraxhiu ishte i ftuari i radhës në MCN Sportzone. Ai analizoi zhvillimet në kampionatin shqiptar, i cili sipas tij ka hyrë në një fazë delikate.

“Për kampionatin do të thoja ka hyrë në një fazë delikate tashmë, por që ne jemi mësuar neve na pëlqen ky lloj rivaliteti, por që këtë vit është më i bukur dhe më i fortë se më parë”, tha ai.

Matraxhiu veçoi Laçin si ekipin më serioz.

“Çdo ekip ka specifikën e vet, të bukurat dhe të këqijat e veta, por që do të veçoja që Laçi mu duk më serioz, përveçse një shkarje të lehtë që pati me Apolloninë, pjesa tjetër ka qenë shumë e mirë, një ekip serioz për mua.

Ndërkohë që, edhe Partizanin e shoh një skuadër dinjitoze, pavarësisht dy hapave që ishin të pafalshme. Por, që në futboll nuk duhet të shikosh pas, më përpara por, retrospektivisht gabimet i referohen më përpara Apolonisë dhe Skënderbeut.

Ndërkohë, Vllaznia ka shumë kohë që po gabon dhe tashmë nga ajo skuadra lokomotivë, më duket se lokomotiva i ka futur indietron dhe jemi duke e parë me hapa më shumë të gabuar”, thotë ai.