Në kampin shkodran ka një vlerësim maksimal për ndeshjen e së dielës, por e njëjta gjë ndodh edhe në atë kundërshtar. Tek Kastrioti puna vijon për ta përgatitur si duhet këtë takim dhe për trajnerin Ramadan Ndreu në një prononcim të dhënë ditën e sotme për mediat është shprehur i bindur se objektivi i ekipit të tij do të jetë vetëm fitorja.

“Kjo është një ndeshje shumë e fortë, përballë një kundërshtari si Vllaznia e cila pavarësisht gjendjes jo të mirë që ka momentalisht, por do një vlerësim maksimal. Ajo është një skuadër që luan futboll shumë bukur.

E kam ndjekur edhe në ndeshjet e fundit ku duhet të them se edhe fati ndoshta nuk ka qenë në anën e saj dhe përpos këtij fakti, ka ndikuar edhe gjendja jo e mirë që po kalon, por megjithatë ka zhvilluar ndeshje të mira, sidomos në pjesët e para.

Në këto rrethana Vllaznia do vlerësim maksimal dhe shpresoj që të marrim rezultat pozitiv, e këtu e kam fjalën për tre pikët e fitores sepse do të na ndihmonte shumë në këtë momente të kampionatit kur edhe skuadrat që janë poshtë nesh po bëjnë një punë shumë të mirë.

Për këto arsye, kjo na e shton edhe më shumë detyrimin për të kërkuar vetëm tre pikët në përballjen që do të kemi të dielën ndaj Vllaznisë”- është shprehur trajneri i Kastriotit Ramadan Ndreu./SHKODRA-SPORT.COM/