“Rrufe” në qiell të hapur për Kukësin, sulmuesi Matheus Leiria është larguar ditën nga skuadra.

Sulmuesi I afruar gjatë merkatos së verës së verilindorëve ka vendosur të largohet në mes të sezonit duke “braktisur” ekipin.

Newsport.al mëson se lojtari nuk do të jetë më pjesë e Kukësit për pjesën e mbetur të sezonit. Leira ka qenë një titullar fiks në formacionin kukësian, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që kanë detyruar lojtarin të largohet nga ekipi.

Gjatë këtij sezoni, 26-vjeçari ka luajtur në 25 takime me Kukësin në kampionat dhe Kupë, ndërsa ka shënuar vetëm një gol e 4 asiste.

Tashmë pritet një deklaratë zyrtare nga ana e klubit lidhur me largimin e Leiras nga ekipi.