Kilian Mbape është e tashmja dhe e ardhmja e futbollit. Sulmuesi ka një potencial të madh në këmbë dhe kjo e ka kthyer atë në një nga aletrnativat më të dëshiruara për shumicën e klubeve më të mëdha europiane.

Por, në këtë mes edhe PSG nuk mund të qëndroj tërësisht indiferente dh eta humbasë yllin e ekipit pa luftuar për të.

Ndaj, drejtuesit e parisienëve janë duke përgatitur një ofertë faraonike për sulmuesin, në formë që ai të ndjehet sa më i vlerësuar nga klubi i tij. Është prestigjiozja L’Equipe ajo që raporton se PSG do të ofrojë një kontratë faraonike, e cila e përkthyer në shifra do të ishte plot 30 milionë euro.

Kështu, Mbape nuk do të hidhte sytë në klubet e tjera europiane, por do të kënqej të qëndronte në Parisin e tij. Kështu, mbetet për t’u parë me kalimin e kohës se cili do të jetë vendimi i Mbape që ka luksin e përzgjedhjes. /VipSport/