I ka shenaur Bylisit ne Ballsh ne minuten e 92-te po me koke dhe beri te njejten gje edhe sot ndaj Kastriotit ne Kamez po ne te njejten minute dhe serish me koke.

Ardit Hoxhaj eshte shnderruar ne protagonistin e golave te fitores ne minutat shtese per Vllaznine dhe sot riktheu kete skuader serish ne vendin e pare. Sulmuesi vlonjat ka nje dedikim te veçante per golin e shenuar ndaj krutaneve, pikerisht per gjysherit e tij qe kane patur ditelindjen, por qe nuk mundi te ishte prezent, megjithate i gezoi me kete sukses te tij.

Ne intervisten e dhene per gazeten “Shkodra Sport” Hoxhaj ka thene se fitorja e sotme dhe vendi i pare nuk duhet ta shperqendroje skuadren por te fokusohet tek ndeshja e rradhes ku do te kerkohet serish suksesi.

– Vllaznia arriti fitoren sot ndaj Kastriotit fale golit qe ju shenuat ne fund te ndeshjes. Na tregoni pak emocionet pas golit te shenuar?

Eshte shume e rendesishme arritja e marrjeve se 3 pikeve. Eshte vertete nje emocion i bukur duke shenuar ne minutat shtese dhe shpresojme te vazhdojme me rezultate pozitive.

– Si eshte ndjesia te shenosh ne minuten e 92-te e te jesh njekohesisht protagonist absolut?

Ndjesi e veçante do ta pershkruaja. Pak rendesi ka ne ato momente kush e shenon golin. E rendesishme eshte marrja e tre pikeve.

– Cilit person i’a dedikon kete gol?

Kete gol ia dedikoj gjysherve te mi pasi kane pasur edhe ditelindjen te dy ne te njejten dite por fatkeqesisht nuk munda te isha prezent per shkak te angazhimeve.

– Riktheheni serish tek goli pas 9 ndeshjesh. E ndjeni veten te cliruar nga ky ngerc i krijuar ne ndeshjet e kaluara?

Nuk e kam menduar pjesen e golit dhe as nuk kam pasur presion per kete gje. Ne te kundert do te kisha kerkuar te shenoja me penallti ne ndeshjet e kaluara.

– Vllaznia mori serish vendin e pare pas fitores se sotme. Jeni optimist se do mund t’a ruani vendin e pare?

Nuk duhet te shperqendrohemi nga vendi i pare. Mendoj se fokusi jone duhet te jete ne ndeshjet e radhes, te bejme maksimumin dhe te japim gjithcka ne fushe.

– Se fundmi, keni besim se do i shenoni dhe Partizanit pas 2 javesh?

Duhet te gjendemi ne fushe te qete nga ana psikologjike. Pak rendesi ka kush shenon.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ