Nga Roland Luçi

Si dhe e kam thene para se te merrej vendimi, ideja, nguti dhe mendjelehtesia e aprovimit te saj si dhe bojkotimi i Kampionatit mendoj se jane shkaku i polarizimit te zhvillimit te tij, dhe nga ana tjeter degradimit te zhvillimit te Kupes se Republikes.

Kampionati u ngjesh, mori nuanca angleze, ekipet me perberje me te plote jo vetem cilesisht, por dhe numerikisht shihet se po ja dalin, te tjerat kane kaluar ne sforcim e konsumim dhe po kacavirren drejt fundit duke shpresuar mbarimin sa me te shpejte te edicionit te sivjetem. Nder keto ujra gjendet te pakten per momentin dhe Vllaznia jone.

Nga ana tjeter Kupa, aktiviteti tjeter prestigjioz dhe pedane per ne Europa League degradoi dhe prodhoi skenare te tille te paprecedent si arritja e nje ekipi (si psh Vllaznia, e kam thjesht si shembull per ilustrim) deri ne gjysemfinale vetem me tre ndeshje, te treja ne shtepi dhe kunder tre kundershtareve qe luajne ne kategori inferiore, precedent qe perveç gezimit te kualifikimit te ndonje funksionari burokrat nuk solli dhe s`ka si te sjelle asgje interesante nga ana sportive ne keto perballje ndaj kundershtareve te nje kategorie me poshte.

Kur thashe se Kupa degradoi, e kam fjalen ne radhe te pare te sistemi k.o. me vetem nje ndeshje, duke lene disa ekipe ne meshiren e luajtjes se vetem nje ndeshjeje ne fushen kundershtare, pa mundesine e revanshit. Sepse per shume jave ne vjeshte u aplikua bojkot pra, e tani paguhen haraçet.

Nderkohe shkodranet, ose me sakte lojtaret e Vllaznise duke filluar nga sot ndodhen perballe tre sfidave shume te veshtira deri ne arritjen e ndeshjes gjysemfinale te Kupes ndaj nje kundershtari akoma te panjohur, ndeshje e cila ne rast suksesi vulos perfundimisht mbylljen e nje sezoni me objektiva te realizuara.

Por qe te arrihet deri te ajo ndeshje mesprilli me ekip dhe staf drejtues te plote duhet patjeter qe ndeshja e sotme kunder Krujes te mos humbet dhe sfidat pasardhese te kampionatit kunder Partizanit dhe Laçit te rezultojne te suksesshme. Dhe jane keto tre sfida per te cilat ekipi shkodran ka vene nje bast, pikerisht kthimin e vendimit te shkarkimit te trainerit Brdariç.

Dhe qe ky bast te fitohet duhet karakter, mobilizim, zbatim rigoroz i detyrave dhe skemes se lojes duke harruar metoden interesante te gjobes si mjet qe Klubi e shikon si nxitje per arritjen e rezultateve.

Urimi im eshte i thjeshte: Te mbyllet Kampionati me trainerin e deritanishem, qe nenkupton dhe suksesin e planifikuar para fillimit te tij, pjesmarrjen ne nje forme a nje tjeter ne Europa League. Perndryshe shkarkimi i trainerit do te thote konfirmim i parakohshem i deshtimit te radhes.