Presidenti i Federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina ka konfirmuar gjatë të hënës se ndeshja hapëse e Euro 21 mes Italisë dhe Turqisë, do luhet me tifozë.
Në Converciano, aty ku ndoqi nga afër Azzurët, Gravina ka bërë me dije se kapaciteti i stadiumit “Olimpico” në Romë e lejon që në stadium të jetë 1/3 e tifozëve.
Ndeshja e programuar për në 11 qershor në Romë, vendos përballë Italinë me Turqinë, ndërsa pak ditë më parë vetë kreu i UEFA, Aleksandër Ceferin theksoi se zhvillimi i kompeticionit me tifozë ishte thuajse i pamundur.
Nga ana tjetër, Gravina edhe njëherë insistoi se stadiumet duhet të hapen në një masë të caktuar dhe me rregullat e distancimit, sidomos kur vendet evropiane janë duke zhvilluar edhe preocesin e vaksinimit./newsport/