Vllaznia mori nje trepikesh me shume vlere ndaj Kastriotit dhe eshte rikthyer ne vendin e pare te renditjes. Nje rikthim mese i pritshem sepse skuadra ka kryesuar me merite renditjen per 23 jave me rradhe dhe pavaresisht disa gabimeve te bera, i takon te jete aty.

Kete gje ka thene edhe kapiteni i saj Erdenis Gurishta teksa ka folur per mediat ne lidhje me ndeshjen e fundit, ate ndaj Kastriotit, ka dhene nje pergjigje edhe per deklaratat e trajnerit Ramadan Ndreu por ka folur edhe per vazhdimesine.

Gurishta duke folur ne lidhje me fitoren e fundit, ate ndaj Kastriotit, eshte shprehur: “Mendoj se ishte nje fitore e merituar. Luftuam dhe besuam deri ne fund per te marre tre piket. Shpresoj qe kjo fitore ndaj Kastriotit te jete pika e ktheses per ne edhe ne kampionat.

Kaluam me sukses nje ndeshje shume te rendesishme pasi duhej patjeter kthesa pas atyre rezultateve jo te mira. I pergezoj lojtaret per lojen e forte dhe burrerore qe bene, por mbi te gjitha per shpirtin qe treguan ne kete perballje”.

Kapiteni i Vllaznise i eshte pergjigjur edhe deklarates se trajnerit Ndreu teksa ka thene: “Humbja ne minutat e fundit djeg gjithmone, prandaj e kuptoj revoltimin e tij. Shpresoj qe Kastrioti te luaje me çdo skuader ashtu siç luajti kunder nesh”.

Vllaznia eshte rikthyer ne vendin e pare ne renditje dhe i pyetur per objektivat, Gurishta do te shprehej: “Sigurisht qe na duhet shume pune sepse pretendimet tona jane shume te medha kete sezon.Une thjesht uroj qe t’i realizojme ato.Duhet te fokusohemi tek ndeshja e rradhes, ajo me Partizanin ku padyshim qe objektivi do te jete per ta fituar ate ndeshje”.