Nga Andi GJURGJEJ

Superliga vuan mungesen e goleadoreve. Kampionati i 82-te i Superliges Shqiptare po prodhon rivalitet te ashper ndermjet ekipeve gje qe nuk eshte pare vitet e fundit, por dicka i mungon ketij kampionati sivjet, goleadoret ose me sakte ato qe dine te tundin rrjeten. Shumica e ndeshjeve po mbyllen me rezultate minimale siç u pa edhe ne kete jave te 25-te dhe kjo vjen per nga shenimi i paket i golave dhe nga mungesa e theksuar e goleadoreve.

Do te thoja se ekipet e Superliges nuk e kane ate efikasitet qe eshte pritur te kene ne fillim te sezonit paçka se tregu i transferimeve ofroi mjaft hyrje dalje dhe disa sulmues kane ardhur ne Shqiperi ndonese dhe te huaj por asnjeri prej tyre nuk kane shfaqur ate pritshmeri per te cilin eshte folur, te jene protagonist e te shenojne sa me shume gola per ekipet e tyre.

Sulmuesit e sotem me shume i gjejne golat tek penalltite sesa me aksione ekipore. Rasti eshte evident me sulmuesin e Kukesit shqiptaro-maqedonasin Agim Ibraimi. Ai ne 11 gola sezonale 6 prej tyre i ka shenuar nga penalltia dhe kjo eshte krejtesisht e pamjaftueshme per nje sulmues dhe golat nuk duhet t’i prese nga penalltite.

Pak me ndryshe por dhe pak me te zote ne realizimin e golave eshte treguar sulmuesi tjeter i verilindoreve Patrik Friday Eze por dhe braziliani i Kastriotit Devid Da Silva, Ardit Hoxhaj i Vllaznise dhe Bregu i Teutes ndonese keto dy te fundit nuk jane sulmues te mirefillte por qe kane arritur te shenojne gola duke mbajtur dhe nje fare balance mes tyre, Friday Eze 10 gola, Devid 9 gola dhe Hoxhaj e Bregu me nga 8 gola secili.

Pra gjithe sa thashe eshte per te treguar mungesen e aftesise se sulmuesve per te shenuar dhe efikasitetin para portes kundershtare. Ne keto kohe, mjafton te kujtojme se kohe me pare brenda nje sezoni realizoheshin se paku 25-30 gola ne sezon qe sot nje gje e tille nuk mund te realizohet kurrsesi me kete nivel te ulet.

Atehere sulmues qe sot kampionati shqiptar jane ndjene mungesen se tepermi siç jane Sinani, Memelli, Xhafaj spikasnin apo ne nje fare menyre benin ligjin ne rolin e tyre apo dhe kroati Pejiç qe ka lene mbresa te jashtezakonshme pas aktivizimit me Dinamon, Tiranen, Flamurtarin dhe Skenderbeun ku me skuadren korcare arriti kulmin e karrieres para se te largohej nga Shqiperia ku dhe per te do mund te flitet me superlativa.

Pa permendur edhe te tjere siç kane qene afrikanet Reginaldo e James Adeniyi qe luajne aktualisht me ekipet e Shkupit ne Maqedonine e Veriut dhe Gabala ne Azerbajxhan, lojtare keto me te vertete cilesore te asaj periudhe. Prandaj aktualisht qe flasim, futbolli ne Shqiperi prodhon shume pak gola dhe kjo vjen nga mungesa e goleadoreve sepse ky vend nuk eshte ne gjendje te prodhoje me sulmues siç i ka patur me pare qe ne termin sportiv do mund te quhen nuhates apo gjahtar goli.

Ja pse Vllaznia shenon pak?! Vllaznia po shenon pak e aspak sepse nuk ka nuhates goli dhe kjo po e penalizon skuadren shkodrane. Ne te shumten e ndeshjeve te ketij sezoni Vllaznia i ka fituar ato me shifra minimale dhe eshte mjaftuar me shenimin e se paku nje goli per te marre 3 piket te pakten ne dy fazat e para te kampionatit. Ky problem eshte evident tek Vllaznia ne keto momente qe flasim pa permendur keto dhe shperdorimin e rasteve qe i krijohen kryesisht nga faza ofensive por edhe nga repartet e tjera me te terhequra.

Me pare Vllaznia i falej paraqitjeve te mira te Dunges por cuditerisht drejtuesit e klubit vendosen t’a shisnin ne Japoni per perfitime financiare dhe kjo gjykoj se erdhi ne momentin me te papershtatshem pasi ekipit i duhej nje lojtar si Dunga deri ne perfundim te kampionatit.

Tani barren aktuale te golave Vllaznise po i’a mban jabanxhiu i skuadres vlonjati Ardit Hoxhaj qe si duket ka ardhur me porosi ne Shkoder edhe pse siç e thashe edhe me lart ai nuk eshte sulmues i mirefillte e pozicioni i tij eshte sulmues krahu ku pa problem mund te luaje si ne te majten ashtu dhe ne djathten, dhe arma e tij me e forte eshte shpejtesia, pastaj shenimi i golave nga ana e tij eshte çeshtje fati.

Nuk eshte se Vllaznia nuk ka sulmues te mirefillte ne pozicionin CF (centre-forward) pra sulmues qendre sepse ne ekip i ka tre te tille dhe ato jane Dilaver, Avdijaj dhe lojtari i ardhur se fundmi Cisse. Aktualisht ato te dy po bejne fare pak per t’u quajtur sulmues, sepse ne aktivizimet e fundit golat kane ardhur si me pikatore gje qe nuk e ndihmon fare ekipin ne objektivat madhore qe ajo ka.

Dilaver pati nje nisje te mire ne fillim te kampionatit ku i shenoi Apolonise dhe Skenderbeut por dhe Partizanit e Kastriotit jave me pare gje qe rriti besimin e trajnerit qe t’a aktivizoje ne gati çdo ndeshje por dhe entuziazmin tek tifozet qe prisnin shume prej tij.

Erdhi koha dhe momenti qe Dilaver u kaplua nga shterpesia dhe ngerçi i golit dhe nuk ishte me ai sulmuesi qe i beri te enderronin shume mbeshtetes duke menduar se tashme Vllaznia me ne fund e gjeti sulmuesin e saj ideal. Goli i zhbllokimit per Dilaver do vinte ne ndeshjen e humbur ndaj Bylisit ku dhe realizoi golin e tij te 7-te sezonal me Vllaznine. 7 gola ne 25-jave jane teper pak per nje sulmues i mirefillte dhe me eksperience siç eshte Dilaver.

Ai mund te kete vertete cilesi por ato duhet t’i shfaqe çdo ndeshje dhe jo me raste e t’a justifikoje numrin 9 qe mban ne fanelle e se fundmi te mos kete fatin e Avdijaj e Cisse qe ndoshta me shume mundesi do largohen nga Shkodra ashtu siç hyren tek kjo skuader pasi ato nuk ka treguar ndonje cilesi qe te ben te mendosh se vlejne per Vllaznine. Per boshnjakun Dilaver une kam simpati dhe do deshiroja qe ai te qendronte serish tek Vllaznia por çdo gje varet nga performanca qe do demostroje.

Vllaznia kete sezon pretendon ne dy kompeticione dhe qe te pretendosh duhet te shenosh nje bollek me gola e jo t’i matesh ato me gishta, gje kjo qe realisht mungon. Kjo arrin ne perfundimin se golat nuk duhet te priten vetem nga nje lojtar siç eshte Hoxhaj qe me aq sa kam pare po ben maksimumin e vet edhe pse kohet e fundit nuk ka shenuar, por me vjen mire se goli qe realizoi ndaj Kastriotit e zbllokoi ne nje fare menyre dhe ai po konsiderohet ne Shkoder si heroi e shpetimtari i Vllaznise. Ne kete qytet duhet te jene te gezuar sepse Arditi ka rilindur se dyti here me kete skuader dhe me te vertete qe do mund te beje mire ne ndeshjet ne vazhdim.