Pas fitores me ekipin e pare, Kastriotin e Krujes e ka mundur edhe Vllaznia U21. Ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur mesditen e sotme ne Kamez, kuqeblute e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani kane fituar me rezultatin 3-1 ndaj ketij ekipi.

Protagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene sulmuesi Mehdi Çoba. Ai i ka shenuar te tre golat per ekipin shkodran ne kete ndeshje. Sulmuesi qe eshte edhe pjese e ekipit te pare te Vllaznise ka shenuar golin e pare ne minuten e 33-te dhe me te do te mbyllej pjesa e pare.

Ne te dyten, pikerisht ne minuten e 64-te rezultati do te barazohej. Ka qene mbrojtesi shkodran Olsi Shema qe ka shenuar autogol ne porten e tij dhe gjithçka eshte vene ne barazpeshe.

Por kjo gje nuk do te zgjaste shume sepse ne skene do te ngjitej serish sulmuesi Çoba. Ai do te shenonte edhe dy gola te tjere, brenda dy minutash, perkatesisht ne minutat 77 dhe 78-te.

Perfundimisht 3-1 per Vllaznia U21 qe me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 36 pikeve dhe mban serish vendin e trete ne renditje edhe pas javes se 16-te te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/