Për merkaton e janarit të Vllaznisë është folur jo pak dhe në fakt deri më tani, lojtarët e ardhur nuk është se i kanë dhënë ndihmën e duhur skuadrës. Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe menaxheri i njohur Andi Matraxhiu i cili ka qenë i ftuar në emisionin “Sportzone” ku është shprehur:

Të jem realist, edhe unë mendoja ashtu si drejtuesit e Vllaznisë që duke qenë në vend të parë, se nuk do të kishte shumë lëvizje në merkaton e janarit, për të mos prishur grupin.

Por në fakt rezultoi e kundërta, duhej të kishin bërë një merkato më të mirë. Edhe ata lojtarë që kanë ardhur, presin momentin e tyre për të treguar vlerat e tyre, ndërkohë që Vllaznia kishte nevojë për lojtarë më të gatshëm dhe me një vlerë më të lartë financiare.

Siç duket, drejtuesit e Vllaznisë kanë qenë të kushtëzuar ndoshta edhe nga financat që kanë bërë këtë zgjedhje. E vetmja lëvizje e gabuar që ka bërë kjo skuadër, është marrja e sulmuesit Avdijaj. Nuk dua ta personalizoj atë lojtar, por ai erdhi për të zëvendësuar Dungën i cili sa herë luante shënonte gola.

Ndërkohë Avdijaj ende nuk e ka shënuar golin e parë në kampionat. Nuk e di me çfarë besimi e kanë marrë këtë lojtar, sepse nuk është se erdhi nga jashtë. Ai ishte tek Tirana dhe nuk bëri asgjë. Ky lojtar në rradhë të parë duhet të mendojë për veten. Avdijaj ka një CV të pasur dhe për rrjedhojë duhet ta gjejë këtë problem që e shqetëson dhe ta zgjidhë atë./SHKODRA-SPORT.COM/