Teuta mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa mposhti me rezultatin 2-0 Kukësin. Pas ndeshjes, për mikrofonat e “Supersport” është shfaqur shumë i lumtur, teksa u shpreh se kishte besim te skuadra e tij.

“Ka qenë një javë e ngarkuar, pasi ajo humbje ndaj Tiranës, ishte e papritur për ne. Nuk ishim në gjendje të mirë, ashtu si në ndeshjet e fundit. Unë kam pasur besim të jashtëzakonshme te skuadra. Jemi ngritur shumë shpejt dhe jam i lumtur.

Krasniqi? Është një pjesë shumë e rëndësishme e jona. Nuk ka qenë aty ku ne e kemi pritur gjatë sezonit, bënte mirë në mbrojtje dhe për skuadrën, por nuk po gjente golin. I them të vazhdojë kështu.

Emiljano Vila? Ishte zgjedhje për shkak të kundërshtarit, donim të kishim ekipin më afër portës kundërshtare. Gjendja e tij fizike është shumë e mirë dhe vendosëm ta lëmë pas sulmuesve.

Me Vllazninë është një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi edhe ata pretendojnë për titullin. Është një luftë e vërtetë mes dy skuadrave dhe fitoftë më i miri.

Ndryshimi brenda 3 ditëve? Ne kemi luajtur edhe vetë futboll. Qëllon një ditë kur lojtarët nuk janë në më të mirën e tyre. Mos harrojmë se ishte edhe meritë e Tiranës. Ne kemi dhënë edhe prova, që sa herë ecim pas ia dalim të ringrihemi. Loja sot meriton komplimente.

Unë jam besimplotë, sepse kam një ekip me eksperiencë. Kam djem që kanë fituar një trofe,. Unë shikoj karakter dhe lidhje me njëri-tjetrin. Duhet të jemi të qetë dhe të rrimë me këmbë në tokë.