Java e 31-të e Kategorisë Superiore do të ndahet në dy ditë të ndryshme, sipas planit të hartuar nga FSHF. Të pesë sfidat do të ndahen mes të dielës dhe të hënës, ndërsa edhe oraret do të ndryshojnë disi.

Të dielën do të luhen tre ndeshje, të gjitha në orën 16:00, me përballje që mund të jenë vendimtare sidomos për luftën për mbijetesë, por edhe mund të sjellin ndryshim në kreun e renditjes. Bylis-Tirana, Partizani-Apolonia dhe Kastrioti-Skënderbeu do të luhen të treja në orën 16:00 të së dielës dhe mund të sjellin ndryshime në të dy skajet e tabelës së klasifikimit.

Ndërkohë, të hënën luhet në orën 15:00 dueli mes Laçit dhe Kukësit, një sfidë që në teori duhet të ndihmojë kurbinasit të ngushtojnë distancën me kreun e klasifikimit.

Ndërsa në orën 18:00, në fushën e lojës do të zbresin në “Loro Boriçi” skuadrat e Vllaznisë dhe Teutës për një përballje finale mes tyre që do të përcaktojë me shumë mundësi edhe kreun e renditjes. /vipsport/