Nje gabim ne nje moment te vetem i ka kushtuar shume Vllaznise ne perballjen ndaj Tiranes. Kjo e fundit ka shkuar njehere ne porten shkodrane dhe ka arritur te marre nje fitore me shume vlere ndaj kuqebluve.

Ne pjesen e pare eshte Vllaznia qe e kontrollon me shume topin, i ka marre mesfushen Tiranes por lojtaret e saj te repartit ofensiv jane larg portes se Bekajt dhe nuk arrijne te krijojne asnje rast te rrezikshem. Pjesa e pare kesisoj do te mbyllej ne barazim pa gola 0-0.

Ne te dyten eshte Tirana qe per 4-5 minutat e para duket se ka me shume inisiative por vetem kaq. Ne minuten e 52-te Vllaznia nje mundesi te arte per te shenuar.

Victor Da Silva godet bukur brenda zones dhe portieri Bekaj e ka grushtuar topin por pa e zoteruar dhe aty eshte Dilaver qe shume prane portes ben me te veshtiren duke e derguar topin jashte.

Dy minuta me vone eshte Jonuzi qe provon me nje goditje tokazi dhe topi kalon ngjitur me shtyllen e majte pingule te portes se Tiranes.

Tirana do te mundohej te reagonte dhe madje ne nje moment arrin te shenoje me ane te Seferit por goli anullohet per pozicion jashte loje te tij.

Nderkohe ne minuten e 73-te Gurishta shkakton nje goditje denimi ne krahun e majte te sulmit te Tiranes dhe ate e merr persiper ta ekzekutoje Batha i cili e ka derguar drejteperdrejte ne porte ne mes te gjithe lojtareve dhe portierit Zogoviç dhe ai ka perfunduar ne rrjete.

Nderkohe loja ka vazhduar por jo pere shume kohe sepse ne minuten e 8-te ndeshja eshte nderprere. Ne minuten e 80-te arbitri Alla nuk e ka vazhduar me ate sepse ambulanca eshte larguar nga ambjentet e stadiumit dhe sipas rregullores ndeshja nuk mund te vazhdonte pa te.

Nje nderprerje qe ka zgjatur rreth 16-17 minuta dhe me pas ambulanca eshte rikthyer duke bere qe loja te vazhdonte. 10 minutat e mbetura deri ne fund nuk dhurojne asgje. Madje as kater te shteses dhe si rrjedhoje i gjithe takimi do te mbyllej me fitoren e ngushte te Tiranes 1-0 dhe Vllaznia me kete humbje zbret ne vendin e trete te renditjes.