Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli pas fitores në klasike, që bardheblutë arritën në “Selman Stërmasi” ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-0. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku durrsak u shpreh:

FITORJA – Është një fitore që të shijon përballë një kundërshtari që ishte 7 pikë para nesh. Nuk ishin në ditën tonë më të mirë, nuk bëmë atë që duhej, sidomos në pjesën e parë, por në këtë fazë që është kampionati të rëndësishme janë pikët.

Është një fitore që të kënaq. Torasa është pika lidhëse. Në pjesën e parë bëmë keq, ishin repartaret e shkëputura. Në pjesën e dytë u munduam që të përmirësoheshim. Mungesa e Torasës na penalizoi.

Mendoj që kemi bërë mirë. Nuk dua të hyj fare në diskutimin që mund të bënim më mirë. Në 6 javë që janë, do të tentojmë të marrim maksimumin për të arritur objektivin.

NDESHJET KYÇE NDAJ PARTIZANIT DHE LAÇIT- Personalisht mendoj që më mirë janë ndeshjet me rivalët direkt. Duke parë këtë kampionat që jemi, unë mendoj që s’ka ndeshje në lehtë. Skuadrat poshtë në renditje, na hapin probleme dhe na bëjnë dëm kur humbëm vigjilencën. Çdo kundërshtar do vlerësim maksimal.

AMBULANCAT- Nuk jam në dijeni të rregullores, ambulanca aty ka qenë, por iku për të shoqëruar një futbollist të Vllaznisë. Duhej një koordinim më i mirë i stafeve mjekësore. Një situatë e tillë na ndodhi në Shkodër, por aty nuk u ndërpre ndeshja, këtu u ndërpre”, u shpreh Shehi.