Eshte ndalur prej 5 minutash ndeshja Tirana- Vllaznia sepse ambulanca eshte larguar nga stadiumi dhe arbitri nuk e ka vazhduar me lojen. Ne minuten e 80-te qe ka ndodhur kjo, udheheqin bardheblute me rezultatin 1-0 fale golit te shenuar nga Batha ne ’74.

74′ GOL TIRANA 1-0/ Bardheblutë në avantazh! Kapiteni Idi Batha realizon nga goditja e dënimit. Edhe pse nga një kënd tepër i vështirë, topi nuk është devijuar nga askush dhe ka përfunduar në rrjetë. Tirana realizon me gjuajtjen e parë në kuadrat.

80′ Ndalet në këtë minutë loja, sepse ambulanca është larguar dhe nuk ndodhet në stadium. Një situatë e pazakontë. Skuadrave iu duhet të presin deri në rikthimin e ambulancë.

TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toli, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Halili, Kale, Seferi. Trajner: O.Shehi

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Jonuzi, Krymi, Marku, Hoxhaj, Da Silva, Dilaver. Trajner: Th.Brdaric.