Trajnerit te Vllaznise Thomas Brdariç vazhdon te mos i pelqeje kur e pyesin per çeshtjen e titullit kampion dhe shanset e skuadres tashme per t’u shpallur kampione. Keshtu ka ndodhur edhe pas barazimit me Teuten.

I pyetur per pesët ndeshjet qe jane për t’u luajtur deri në fund dhe a mund të jetë Vllaznia në katërshen e parë në fund të sezonit, trajneri Brdariç u shpreh:

“Nuk më pëlqejnë këto pyetje, pasi nuk janë në momentin e duhur. Tani duhet që të analizojmë ndeshjen e fundit, situatën në të cilën ndodhemi dhe duhet të punojmë fort. Duhet që të shikojmë përpara dhe t’i vlerësojmë siç kemi bërë edhe më herët këto ndeshje të mbetura”.

Kjo do te thote se Vllaznia do te vazhdoje t’i vleresoje maksimalisht te gjitha ndeshjet e mbetura, duke u nisur nga sfida e se premtes me Kukesin.

Megjithate tekniku gjerman edhe njehere tjeter kerkoi te shmange presionin qe ekziston rreth skuadres teksa flitet vetem per titull kampion dhe kjo mbase ka ndikuar per keq ne disa momente tek lojtaret./SHKODRA-SPORT.COM/