Të shtunën në mbrëmje, Bylisi luan në Durrës me Teutën.

Dy ekstremet e renditjes, por që në tri sfidat e zhvilluara më parë, Teuta ka dy fitore në “Niko Dovana” dhe Bylisi dy barazime në Ballsh.

Ballshiotët vazhdojnë që të mbajnë vendin e tetë me synimin për të qenë edhe më sipër në renditje, ndërsa për ndeshjen e radhës në Durrës, skuadra e Dovedanit shpreson që të jetë edhe më e plotë se takimi i fundit me Tiranën në Ballsh ku nuk luajtën Stojanoviç, Preka apo edhe Kojiç.

Mungesë e sigurt e Ntepesë me kartonë, por duket se ballshiotët do të gjejnë zëvendësues brenda grupit me Hadrojin. Gjithçka do të varet nga rikuperimi i Ndrecës në kohë ose jo./Vipsport/