Normalisht që të gjithë sytë e fansave të futbollit janë nga finalja e Ligës së Kampionëve e cila do të luhet në datën 9 maj në Stamboll të Turqisë.

Ditën e sotme, Komiteti i Arbitrave të UEFA-s ka vendosur gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në dy finalet e mëdha atë të Champions-it dhe atë të Ligës së Europës.

Sfidën Çelsi-Siti do ta gjykojë arbitri spanjoll, Antonio Miguel Mateu Lahoz i cili punon prej 11 vitesh nën stemën e UEFA-s. Kjo do të jetë finalja e parë për spanjollin si arbitër kryesorë, teksa në vitin 2019 në finalen midis Totenhemit dhe Liverpulit luajti rolin e gjyqtarit të katërt.

Në ndihmë të tij do të jenë Sebran Devis dhe Roberto Diaz ndërsa në VAR do të jetë Zhoze Fernandez.

Në finalen e Ligës së Europës ndërmjet Mançester Juanjtid dhe Vijareal që do të luhet në stadiumin ‘’Gdansk’’ në Poloni, gjyqtarë kryesorë do të jetë francezi Klement Turpin, ndërsa Nikolas Danos dhe Siril Gringore do të luajnë rolin e ndihmësit. Në VAR do të jetë Fransua Leteksier.