Teuta u shkëput me 3 pikë nga Partizani i vendit të dytë, pas barazimit pa gola të të kuqve në derbin ndaj Tiranës.

Skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Edi Martini ka bere nje sezon pergjithesisht te mire dhe duke gabuar pak, sot eshte me merite ne krye te renditjes.

Menjëherë sapo sfida sfida përfundoi, klubi durrsak postoi një foto të renditjes në faqen zyrtare, të bashkangjitur me festën e futbollistëve pas triumfit në Kamzë ndaj Kastriotit, duke “thumbuar” rivalët.

“Distancë sociale”, ishte mbishkrimi i Teutës, në foton e publikuar, e cila ishte shoqëruar edhe me një “emoji” që urdhëron heshtjen.