Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka thënë se është i kënaqur me atë që tregoi skuadra e tij në derbin ndaj Partizanit. Pas ndeshjes, numri 1 i bardhebluve tha:

“Unë për vete për ndeshjen e sotme jam shumë i kënaqur për një arsye se skuadra luajti mirë. Tregoi që ka këllqe për të vazhduar edhe për sezonin e ardhshëm.

Një pjesë e lojtarëve do jenë pjesë e jonë. Llogaritë për titullin tashmë janë mbyllur për ne. Ne jemi e vetmja skuadër që e respektojmë në maksimum kampionatin.”, tha Halili.

Bardheblute mbajne aktualisht vendin e peste ne renditje dhe ndodhen tre pike larg Vllaznise dhe Laçit. Me kete te fundit do te luajne te henen, nje sfide kjo qe mund te vendose shume gjera per pretendimet e tyre ne kampionat.