Vllaznia u rikthye tek fitorja ne javen e 33-te duke mundur 1-0 Bylisin ne Ballsh dhe me kete sukses ajo ka rihyre ne garen e saj per te siguruar Europen edhe permes kampionatit.

Megjithate ende asgje nuk ka siguruar zyrtarisht. Jane edhe tre ndeshje per t’u luajtur dhe ne to, kuqeblute duhet te tentojne te marrin maksimumin.

Duke filluar nga sfida e javes se 34-te, ajo qe do te luaje me Kastriotin ne stadiumin “Loro Boriçi”. Nje ndeshje kjo qe do te luhet diten e hene ne oren 17.00.

Bashke me te jane edhe disa sfida te tjera shume interesante dhe ndoshta edhe percaktuese, si per titullin kampion, ashtu edhe per skuadrat qe do te bijne nga Superliga.

Ja kalendari i plote i javes se 34-te:

E hene, 17 maj 2021

Kukesi- Bylis ora 17.00

Vllaznia- Kastrioti ora 17.00

Teuta- Partizani ora 17.00

Tirana- Laçi ora 17.00

Skenderbeu- Apolonia ora 17.00