Bylis- Vllaznia eshte nje ndeshje shume e rendesishme e cila do te luhet pasditen e sotme ne stadiumin “Adush Muça” te Ballshit, konsiderohet shume e rendesishme per te dy ekipet.

Ky takim mesohet se i eshte besuar arbitrit te kolegjiumit te Tiranes, Kreshnik Bajramaj. Ai do te kete ndihmen e dy asistenteve po nga ky kryeqyteti, Nertil Bregasi dhe Ani Koçiaj.

Nderkohe arbiter i katert ne kete perballje do te arbitri lushnjar Laver Alla, ndersa vezhgues i tyre Ilirjan Kristo.

Nga ana tjeter, delegat i Federates Shqiptare te Futbollit per kete ndeshje eshte caktuar Besnik Çela, i cili dy jave me pare ne Shkoder, pikerisht ne ndeshjen Vllaznia- Teuta krijoi jo pak probleme ne stadiumin “Loro Boriçi” si pasoje e insistimit te tij per te zbatuar rregulloren e masave anti- covid.