Renato Arapi do të jetë mungesa e vetme për trajnerin Edi Martini në ndeshjen e sotme. Kapiteni nuk është ende 100 % pas dëmtimit që pësoi në Shkodër.

Trajnerit i rikthehen në dispozicion dy mbrojtësit e krahëve, Xhekson dhe Beqja, të cilët munguan kundër Bylsit.

Sa i përket formacionit, Martini është i dyzuar për rolin e Aleksit, ta përdorë sërish në mbrojtje apo të vendosë aty shkodranin Pjeshka. Gjithashtu, në balotazh për një vend në të majtë janë Xhekson dhe Kuro.

Durrsaket ndodhen ne vendin e pare ne renditje dhe per kete arsye, takimi i sotem mund te jete shume vendimtar per te ardhmen e tyre ne kampionat.

Nje fitore ndaj Kastriotit do te ishte nje mundesi e arte per t’u afruar edhe me shume me titullin dhe per kete arsye, Edi Martini me skuadren e tij do te tentoje te beje çmos per ta fituar sfiden me krutanet.

Formacioni mundshem i Teutes sot: Frasheri, Todorovski, Hoxha, Aleksi, Xhekson, E.Vila, Daja, Karabeci, L.Vila, Krasniqi, Bregu. Tr: E. Martini