Kampionati i Superiores është në kulmin e vete. E hëna rikthen Superioren, por janë disa lojtarë që nuk mund të aktivizohen për shkak të kartonëve të verdhë. Skuadra më e penalizuar këtë javë do të jetë Vllaznia, që nuk do të ketë dy lojtarë në sfidën me Kastriotin.

E sigurt është që këtë herë Mevlan Adili nuk do të jetë për lojë, ashtu si dhe Kaleziç, ndërsa te Teuta mungon mesfushori Ildi Gruda, që edhe ky u ndëshkua në transfertën krutane dhe plotësoi numrin katër të kartonëve të verdhë.

Mungesë të rëndësishme kanë edhe korçarët, pasi Uendi Mara, fantazisti i tyre nuk do të jetë në sfidën ndaj Apolonisë.

E veçanta është se këtë javë mungon edhe një pjesar stafi, zv.trajneri Genti Liçi i Skënderbeut që nuk do të jetë në krah të Migen Memellit për ndeshjen ndaj Apolonisë…