Bota e futbollit, ashtu si edhe shumë fusha të tjera të jetës, kaluan dhe po kalojnë një moment të vështirë ekonomik prej COVID-19. Edhe klubet më të mëdha të futbollit nuk i shpëtuan problemeve financiare, ndërsa ato më të voglat rrezikuan edhe ekzistencën.

Kështu, ishte rasti i Austria Vienës në Austri. Klubi me shumë traditë në futbollin austriak u gjend në vështirësi dhe ishte gati të shpallte falimentimin. Por, në momentin më të vështirë u shfaq një nga futbollistët më të spikatur që ka promovuar Austria e Vienës.

Fjala është për David Alaba, i cili ka blerë 2% të aksioneve të klubit, duke i dhënë një ndihmë të madhe financiare dhe duke e shpëtuar në këtë formë nga falimentimi. Një gjest për t’u vlerësuar nga mbrojtësi, i cili iu gjend pranë ish-klubit të tij në ditë të vështira.

Kujtojmë se Alaba nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Bajern Mynih, por do të transferohet në Madrid për të veshur fanellën e Realit. /VipSport/