Në ditën e sotme të Kategorisë së Parë do të luhen ndeshjet e fundit Play-Off. Në Grupin A, Burreli do të presë Dinamon, tashmë kampione matematikisht.

Matjanët kërkojnë tre pikët për të mbajtur vendin e dytë dhe për të shpresuar te një ngjitje e mundshme në Superiore. Nga ana tjetër, Korabi luan ndaj Vorës.

Edhe dibranët kanë shanse për vendin e dytë, por asgjë nuk varet nga ata, teksa do të përfitonin vetëm nëse Burreli lë pikë. Sakaq, në Grupin B çdo gjë është e zgjidhur. Egnatia kampione luan në transfertë ndaj Pogradecit, që nuk ka më mundësi për vendin e dytë. Ndërkohë, Tomori i pozicionuar i dyti pret në shtëpi Besën. /VipSport/

Ndeshjet, Grupi A:

15:00 Burreli-Dinamo

15:00 Vora-Korabi

Grupi B:

15:00 Pogradeci-Egnatia

15:00 Tomori-Besa

Ndeshjet, Grupi A:

15:00 Burreli-Dinamo

15:00 Vora-Korabi

Grupi B:

15:00 Pogradeci-Egnatia

15:00 Tomori-Besa