Laçi triumfoi 0-1 ndaj Tiranës, duke treguar karakter. Menjëherë pas takimit për mediet ka folur Presidenti i ekipit kurbinas, Pashk Laska.

Laska thotë se kampionati nuk i intereson aspak, me objektivin kryesor që është Europa. “Mendoj se kjo ndeshje ishte vlerësuar në maksimum.

Mendonim vetëm për të marrë pjesë në Europë pasi kampionati nuk na intereson fare. Deri tani jemi kampion. Vllaznia apo Teuta? Teuta kampione”, theksoi presidenti i Laçit, Pashk Laska.

Ekipi i drejtuar nga Duro është në vendin e 3-të me 60 pikë, 2 më pak se Partizani që kryeson elitën e kampionatit tonë. Vlen të theksojmë se jemi vetëm 2 javë nga fundi i sezonit./newsport/