Partizani mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj një rivali direkt ditën e sotme, duke u afruar më shumë me titullin kampion. Pa ndeshjes, tekniku i të kuqve, Ilir Daja, është shfaqur shumë i lumtur, teksa për mikrofonat e “Supersport” u shpreh:

“Të luash një ndeshje për mos humbur trenin e fundit, nuk është e lehtë. Sot kemi realizuar një objektiv që arritëm në Europë. Nuk duhet të kënaqemi e këtë. Të gjitha këto bëjnë që të kishte tension. Teutën nuk e kishim mundur në 3 takimet e tjera. Kishte një fillim të vrullshëm të Teutës, bënë që ekipi të kishte probleme. Mos them edhe gjera të tjera. Nuk i kthej lojtarët në presing difensiv, jam trajner që dua presion në sulm. Nëse luajmë në fushën tonë, kemi punë për të bërë. Ishim sipër me presingun.

Na kënaq, fakti që shkuam drejt fitores, ndaj një kundërshtari si Teuta. Në dy seancat e fundit, kemi pasur probleme për Zhunior dhe Brojën, ky i fundit ia doli.

Në pjesën e dytë kundërshtari shkoi me dy sulmues dhe duhej presing në mesfushë. Mund të kishim shënuar gola të tjerë, nëse do ishim treguar rezultativë. Ndonëse nuk kishte spektakël brenda, ekipi kishte dëshirën e madhe dhe kjo na dërgoi te 3 pikët. I shkon të gjithë futbollistëve kjo fitore.

Sulmi dhe rastet e humbura? Duhet të shikojmë në një këndvështrim tjetër, pasi sulmuesit kanë punuar shumë edhe prapa. Kur luan aty, edhe energjitë nuk i ke të duhurat për të qenë mirë përpara. Në një transfertë të vështirë si sot, ia dolëm të fitojmë.

Ndonjëherë edhe ne trajnerët e kalojmë cakun. Momentin kur e gjuajta topin me nervozizëm, ishte për lojën në pjesën e parë dhe për ndonjë gjë tjetër. E kisha për këta këtu.

Ndeshja me Vllazninë është shumë e rëndësishme, pasi është ndeshja e parafundit. Nuk do e kemi të lehtë në Ballsh, të fokusohemi te Vllaznia dhe pastaj të mendojmë për Bylisin.