Partizani ia doli në Durrës, duke mundur 0-1 Teutën. Gjithsesi, si në çdo “betejë” mund të ketë ndonjë humbje. E tillë është ajo e Jasir Asanit, me lojtarin që u ndëshkua me të verdhë, duke shkuar kështu në kuotën e katër kartonëve dhe duke humbur takimin ndaj Vllaznisë, të premten në Air Albania.

Padyshim që tek të kuqtë do e ndjejnë mungesën e një futbollisti të një kalibri të tillë, sidomos kur bëhet fjalë për një 90 minutësh, i cili mund të jetë jo vetëm i rëndësishëm, por edhe vendimtar për titullin.

Gjithsesi, tekniku Daja i ka elementët për t’a zëvëndësuar atë. Partizani renditet në vendin e parë në kampionat, teksa jemi dy javë larg fundit të kampionatit.

Ai eshte dy pike larg Vllaznise dhe padyshim qe do te tentoje fitoren ne kete perballje, por te njejten gje ne fakt do te kerkoje edhe skuadra shkodrane.