Haris Dilaver i dha fund krizës para portës duke shënuar një gol të rëndë që ka kthyer Vllazninë në luftën për titull e i ka bërë thuajse të sigurt pjesëmarrjen në Europë shkodranëve.

Një sukses të cilin ai e sheh si shumë të rëndësishëm, por edhe të merituar për skuadrën që ka treguar lojë cilësore në këtë kampionat.

“Ka qenë një rezultat i mirë sidomos për ekipin se që në fillim kemi luajtur shumë mirë. Sot ishte një ndeshje shumë e vështirë se edhe ata kishin ardhur këtu te merrnin pikë. Dominuam të gjithë lojën dhe në fund e fituam.

Sigurisht që jemi të futur në lojën për titull, por kemi gjithë kohën që e meritojmë të jemi në Europë të paktën.

Sigurisht çdo lojtari i mungon goli e ka dëshirë të shënojë sa më shumë, por sidomos ne që jemi sulmues e po nuk e bëre golin e ndjen. E përsërit që më vjen mirë për ekipin se që në fillim po japim maksimumin”, tha sulmuesi pas përfundimit të sfidës.