Trajneri i Kukësit, Mirel Josa, është shfaqur i lumtur pas fitores ndaj Bylisit, teksa për mikrofonat e “Supersport”, pas ndeshjes tha se në sfidën e ardhshme ndaj Skënderbeut, do bëjnë një futboll të drejtë.

“Është vështirësia e ndeshjeve, vështirësi a e presionit që skuadra ka pasur gjatë kësaj periudhë. E kam thënë që gjithçka varet nga personaliteti i lojtarëve. Skuadra sot luajti me dëshirë. Goli nuk donte të hynte në fillim. Menduam që më pas mesi i fushës të shtynte më përpara. Mund të themi shumë gjëra, për analizën. Pjesa e dytë ishte më ndryshe, jo vetëm se shënuam 2 gola.

Skënderbeu? Është një ndeshje që korçarëve i duhet fitorja në çdo mënyrë. Vijnë nga një ecuri pozitive në këtë periudhë. Nuk kemi pasur shumë kohë për ndryshime. Të shikojmë si do rikuperohemi për ndeshjen ndaj bardhekuqve. Janë edhe 2-3 ditë, kështu që normalisht unë me shokët dhe miqtë në Korçë, të cilët i vlerësoj shumë. Janë vetëm tifozë të Skënderbeut. Për çdo gjë, unë jam i bindur se skuadra do luajë drejt futboll. Këtë ecuri, me Apoloninë dhe Bylisin, nuk do ulemi në ndeshjet e fundit.

Futbollistët nuk i kam larguar unë, ata nuk ishin të kënaqur me disa vendime të klubit. Këta futbollistë nuk ishin për grupin. Unë e kam thënë edhe më parë, jo se këtu nuk ka probleme. Kemi arritur të rregullohemi në mbrojtje.”, tha Josa.