Pas mbledhjes se javes se kaluar, dita e neserme do te dhuroje nje tjeter takim shume te rendesishem per te ardhmen e Vllaznise.

Ashtu siç ka bere te ditur vete Bashkia Shkoder, me 19 maj 2021, ora 10.00 do te behet vleresimi i dokumentacionit dhe ofertave te paraqitura per blerjen e Vllaznise.

Siç eshte mesuar tashme, firma “Joni 5 shpk” ka paraqitur oferten me te larte, ate prej 1.3 milione eurosh. Me pas e dyta eshte oferta e sponsorit aktual te Vllaznise Alban Xhaferi me 625 mije euro, ndersa i treti eshte Almiro Gurakuqi qe ka paraqitur nje oferte prej 575 mije eurosh.

Komisioni i Ankandit prej gjashte ditesh ka marre ne shqyrtim te gjithe dokumentacionin e ketyre tre biznesmeneve dhe neser eshte koha qe te jape verdiktet. Ky komision do te jape mendimin e tij nese te tre ato plotesojne kriteret e kerkuara nga Bashkia Shkoder apo jo.

Realisht, ka shume dilema, te pakten ne opinion ne lidhje me oferten e firmes “Joni 5 shpk”. Askush nuk eshte i qarte se çfare deshiron nje 29 vjeçar me origjine nga Tepelena tek Vllaznia dhe per me teper qe edhe bilancet e firmes qe ai perfaqeson, nuk jane dhe shume pozitive.

Ne keto rrethana, tashme do te jete Komisioni qe do te vendose nese ai vazhdon garen apo jo. Ashtu si dhe per dy biznesmenet e tjere Xhaferi e Gurakuqi.

Realisht ne opinionin sportiv shkodran, te gjithe parapelqejne sponsorin aktual Alban Xhaferi qe te marre Vllaznine sepse i ka dhene provat se di ta beje mire kete pune. Madje edhe ne rolin e sponsorit, llogarite pastaj se çfare do te bente kur ta kishte nje prone te tijen.

Neser nuk ka asgje perfundimtare per Ankandin. Komisioni do te vendose nese tre biznesmenet e vazhdojne te gjithe garen apo ndonjeri prej tyre do te skualifikohet per mungese dokumentacioni dhe mosplotesim kriteresh.

Pas mbledhjes se neserme, ata do te kene 7 dite kohe per te apeluar vendimin (nese kane pakenaqesi) dhe pas kesaj kohe do te zhvillohet ankandi i hapur. Nese firma “Joni 5” e kalon neser aprovimin e Komisionit, ankandi do te nise nga shuma 1.3 milione euro.

Ne rast te kundert, do te nise nga shuma 625 mije euro qe ka ofruar Alban Xhaferi. Megjithate mbledhja e neserme do te jete shume me vlere dhe mund te percaktoje shume gjera per te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/