Pas ndeshjeve të djeshme në Kategorinë Superiore, Partizani ka marrë kryesimin e kampionatit, edhe pse me pikë të barabarta me Teutën. Ndërkohë, diferencat janë fare të vogla edhe me Vllazninë e Laçin, ndaj ndeshjet e së premtes do jenë vendimtare.

Kështu, Vllaznia luan me Partizanin ndërsa Laçi me Teutën. Në kampin shkodran ai që ka karikuar ambientin është Alban Xhaferi, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se besojnë deri në fund.

Nga ana tjetër, edhe te Laçi nëpërmjet rrjeteve sociale mbajnë të karikuar ambientin teksa theksohet fakti se do të luftohet për kreun falë urisë, guximit, zemrës dhe faktit që nuk kanë frikë.

Tashmë, mbetet për t’u parë se sa do t’ia arrijnë Vllaznia me Laçin në sfidat përkatëse me Partizanin dhe Teutën, që të parakalojnë në klasifikim të kuqtë dhe “Djemtë e Detit”. /VipSport/