Masimiliano Alegri ka refuzuar një ofertë të rëndësishme nga klubi i Totenhem për të marrë drejtimin e e londinezëve në verë. Tekniku i cili që kur u largua nga Juventusi dy vite më parë është pushim, po pret të kthehet përsëri në pankinë, por me një projekt të cilin ai ka luksin ta zgjedhë pasi ka opsione të shumta për të marr ënë konsideratë.

Ajo e Totenhemit ishte oferta e parë dhe Alegri nuk ka ngurruar t’i thotë “jo”, pasi është në pritje të një mundësie tjetër që e cilëson më të rëndësishme për karrierën e tij. Sipas medieve spanjolle, kjo përgjigje negative ka ardhur nga fakti se ai po pret të mësojë se çfarë do të ndodhë përfundimisht me Zinedin Zdian në mbyllje të sezonit në Spanjë.

Alegri është në listën e dëshirave të Florentino Perez për Realin dhe largimi i Zidan do t’i hapte rrugë emërimit të tij në stolin e “los blancos”. Nëse në fund Zidan do të vendosë të qëndrojë, edhe pse duket pak e mundshme, atëherë për Alegrin opsion i parë do të jetë vazhdimi në Serinë A, me shumë klube që janë të gatshme t’i besojnë atij një projekt afatgjatë. /vipsport/