Kastrioti e Bylisi luajnë nesër një ndeshje që vlen sa një sezon, ndërsa krutanët duken optimist, pasi luajnë në shtëpinë e tyre dhe favorizohen nga të dy rezultatet.

Zv.trajneri Gëzim Rama i krutanëve duket optimist dhe sipas tij skuadrën e mbajnë në lojë dy rezultatet, por me patjetër duhet fitorja: “Nuk na e merte mendja që Kastrioti do të ishte në këto pozita 3-4 javë nga fundi, për atë që i kemi dhënë garës, por kam besim se do ta zgjidhim me fitore edhe këtë ndeshje vendimtare. Nuk na e merte mendja se këtë me Bylisin do e kishim si finale…”

Sipas Ramës, skuadra e ka vlerësuar kundërshtarin e radhës, ndërsa sipas tij, në këtë duel, krutanët janë më të plotë, si dhe braziliani Da Silva është në formën optimale: “Jemi të plotë, na kanë penalizuar disi edhe dëmtimet apo pezullimet e lojtarëve në takimet e kaluara”.

“Unë kam besim se në këtë ndeshje, ne duke qenë se kemi edhe liderin tonë Da Silva në formën më të mirë do dalim me fitore”, – tha “krahu i djathtë” i Ramazn Ndreut te krutanët,Gëzim Rama.