Bledar Sinella është falur nga dënimi disiplinor që mori pas sfidës me Egnatian në Peqin për protesta, ndërsa Tomori do me çdo kusht ngjitjen dhe për t’ia dalë, po merr që të gjitha masat. Pengesa e parë mban emrin “Burreli”, ndeshje që do ta luajnë më 26 maj.

Klubi është mobilizuar dhe ka garantuar që do t’i plotësojë që të gjitha kushtet e ekipit para “play off”-it. Për këtë motiv, kryebashkiaku ka takuar dje trajnerin e beratasve.

Sinella, madje ka pasur edhe një takim me kryebashkiakun Ervin Demo, ndërsa nga ajo që duhet theksuar është fakti, se në Berat e duan Supeioren. Ndaj edhe duke qenë se ndeshjen do ta luajnë në një fushë me bar natyral, Tomori është grumbulluar në Kuçovë dhe stërvitet në “Bashkim Sulejmani”.

Ndërkohë që edhe ngrohtësia e ultrasve fanatikë nuk u mungon beratasve qëduan të rikthehen në elitë, por më parë duhet që të mundin Burrelin dhe më pas skuadrën e vendit të 8-të në Superiore që mbetet të mësohet këtë fundjavë…