Renato Arapi ka folur pas ndeshjes në Laç, ndërsa kapiteni i Teutës në “gol pas goli”, pas ndeshjes në Laç ka pohuar:

“Duke parë rezultatin e Partizanit, ishte që na favorizon ne se kemi shpresë, ndryshe do të ishte nëse fitonte Partizani, ajo na solli entuziasmin pas ndeshjes”.

“Asgjë nuk ka mbaruar, shpresojmë të marrim siç duhet ndeshjen e Fierit dhe të festojmë pastaj.”

“Ne kemi besuar se edhe kur kemi diskutuar me njëri-tjetrin kemi thënë që do t’i bëjmë hyzmetin punës, edhe nëse do të mbaronim me pikë të barabarta, nuk do merrnim trofeun por do ishte meritë, fati desh që sot u mund dhe ne të barazonim”.

“Është keqkuptuar shumë ai postim, nuk kam dashur të ofendoj askënd, edhe në fillim kam folur shumë mirë, edhe sot, kam qenë i drejtë gjatë gjithë kampionatit dhe e meritojnë aty ku janë”, – tha Arapi pas ndeshjes në Laç./Vipsport/