Me humbjen ndaj Vllaznisë, Partizani i thotë lamtumirë titullit kampion, që tashmë do të vendoset mes Teutës dhe Vllaznisë, me durrsakët të avantazhuar për shkak se ndeshjen e fundit luajnë me Apoloninë e vendit të fundit.

Megjithatë sfida e zhvilluar në “Air Albania” ka krijuar polemika të shumta, e gjitha lidhet me penalltinë e dhënë për Vllazninë në minutën e 74-t, për prekje me dorë, e cila u kthye në gol nga Herald Marku.

Për këtë episod ka reaguar edhe zv. kryeminsitri i Shqipërisë, Erion Braçe, i cili njihet edhe si një tifoz i Partizanit. Në një postim të bërë në profilin e tij, Braçe sulmon drejtpërdrejtë arbitrin Enea Jorgji dhe presidentin e Federatës, Armando Duka.

POSTIMI I BRAÇES:

Neveri, neveri! Shiheni: Dora e Belicës është ngjitur me trupin, mbron hijen! Arbitri i Armando Dukes, Enea Jorgji është qartësisht në fushëpamje, e sheh qartë fare. Arbitri i Armando Dukës, Enea Jorgji nuk vendos, por i kërkon mendim anësorit, arbitrit të Armando Dukës, Kreshnik Bajramajt, që është në krahun tjetër, as sheh gjë hiç.

Nuk vendosin e presin, por kë presin? Kë? Pas tre minutash, ku as kanë ekran të shohin, pra as VAR e as shkojnë kund të shohin rastin, vendosin penallti!

Tani shiheni prape. A është dorë e hapur kjo? Jooooooo! Fare! Kjo është ndyrësira që nuk nis e mbaron tek Enea Jorgji. Është një sistem i tërë kriminal, brenda të cilit është dhe televizioni, që pastron llumin që konsumohet në fushë!

Neveri, neveri! Mllefi ndaj një ekipi që është i vetmi që luan drejt në këtë vend, prodhon këtë neveri qelibar siç thotë llumi i llumit te televizionit!\