Vllaznia mposhti në transfertë 0-1 Partizanin. Një ndeshje me shumë tension pasi u vendos nga një penallti e dyshimtë e kthyer në gol nga Marku. Pas ndeshjes nuk ka munguar as festa e Vllaznisë e cila ka vijuar edhe në rrjetet sociale.

Kapiteni i skuadrës shkodrane përmes një postimi në rrjetet sociale i kujtuar Partizanit ndeshjen e humbur 0-1 ndaj Kamzës disa vite më parë kur Vllaznia ra një Kategori më poshtë, ndërsa fitorja e sotme ishte si një “hakmarrje” pasi i heqin nga duart titullin Partizanit, por janë edhe vetë në garë.

“Karma”, shkruan Gurishta në postimin e tij duke e shoqëruar me foton e ndeshjes Partizani-Kamza 0-1.

Ai i eshte pergjigjur kerkeses se djeshme te ish- futbollistit te Vllaznise dhe trajnerit te saj Ervis Kraja kur i kerkonte Gurishtes dhe Krymit te luanin fort ndaj Partizanit, per te kujtuar ate se çfare u kishte bere ai ne ndeshjen ndaj Kamzes.