Sot do të luhen ndeshjet më të rëndësishme që vendosin për titullin, duke qenë se Partizani me gjashtë pikë në 180 minuta, shuan çdo skenar të pretenduar nga rivalët.

Për të parandaluar çdo vonesë artificiale në njërën apo tjetrën ndeshje, FSHF mësohet të ketë dhënë një urdhër për të pesë delegatët që do të jenë në stadiumet ku luhet java e 35-të:

Të gjitha ndeshjet do të nisin union, në të njëjtën minutë. Sikur të ketë vonesë diku, do të vonohen të gjitha.

Ndeshjet e sotme:

Partizani- Vllaznia

Laçi- Teuta

Kastrioti- Bylis

Apolonia- Tirana

Skenderbeu- Kukesi