Shkëlqim Muça shprehet se e mirëkupton mërzinë e Ilir Dajës pas humbjes me Vllazninë me një penallti inekzistente. Në “Rubrika Sportive” ai theksoi se e mirëkuptonte pasi kishte përjetuar vetë situata të tilla dhe i kishin hequr një titull me Tiranën.

“Nuk mund të bëhen paralele me ndeshjen Kukësi-Skënderbeu, se ajo ishte skandal. Por Dajën e kuptoj shumë mirë se e kam përjetuar një ndeshje në Peqin.

Kemi qenë 1-0 për ne, ndeshja është anuluar se ra shi dhe nuk na lanë. Është bërë pas 48 orëve, 0-0. Na hoqën edhe golin, do filloni 0-0. Prapë me arbitra na hoqën titullin, e fitoi Vllaznia, ka ndodhur edhe kjo.

Unë e kuptoj Dajën shumë mirë, ndaj është zhgënjyese për trajnerin kur e sheh që është padrejtësi. Të gjithë e kemi përjetuar si trajnerë.

Të kesh djersën e një viti e ta marrin nëpër këmbë nuk është gjë e lehtë. Kuptojeni punën e trajnerit, se është tension çdo javë dhe kur ai nuk gjen drejtësi… Se kur të mund me meritë nuk diskutohet, por kështu zhgënjehesh shumë”, tha Muça. /vipsport.al/