Partizani u mposht ditën e sotme nga Vllaznia, duke humbur kështu kryesimin dhe njëkohësisht titullin, një javë para fundit të kampionatit.

Pas ndeshjes, presidenti i të kuqve, Gazmend Demi, i ka habitur të gjithë, teksa i pyetur për arbitrimin, ka thënë se nuk ka asnjë problem.

“ Vllaznia ishte më e mirë dhe luajti më mirë. Për arbitrin asnjë problem, nuk kam asgjë.”, tha Demi. Nje deklarate krejt ndryshe nga ajo e trajnerit Daja qe ka akuzuar arbitrin Jorgji per rezultatin e ndeshjes.

Por nderkohe presidenti i te kuqve ka mendim krejt tjeter dhe per kete arsye, ka uruar Vllaznine per fitoren e saj me merite sot ne “Air Albania”