Saimir Patushi e cilëson mëkat faktin se golavarazhi mban Teutën para Vllaznisë në renditjen e përgjithshme dhe favorizon durrsakët në luftën për titullin kampion. Në “Rubrika Sportive”, ai deklaroi se shkodranët e meritonin vendin e parë.

“Skuadra më e mirë është Teuta, nëse do të zhvillonte 90 minutësh ndryshe ndaj Partizanit. Por pikët tani tregojnë se është e para.

Me Vllazninë, ndeshjet direkte janë të barabarta. Për të ardhur keq, se Vllaznia ka qenë ajo që ka qenë Hirushja e këtij kampionati, ato dy faza të para të mrekullueshme, por sot tregoi se është për titull dhe e meriton të jetë ku është.

Pamë një Partizan në ngërç total, të lodhur. Një ekip që duhet të dalë kampion, nuk duhet të ishte kështu se ata që dalin në fushë duhet të japin 120%, duhet të kenë tjetër ritëm.

Vllaznia ishte më lart e më kërkuese se Partizani, është me meritë aty, është për të ardhur keq që Teuta është para Vllaznisë. Golat të japin frytet në fund të kampionatit, duhet ta respektojmë”, tha Patushi. /vipsport/