Humbja 1-0 e Partizanit ndaj Vllaznisë nxorri pothuajse jashtë gare ekipin e kuq për titullin kampion në Superligë. Kryeqytetasit pretendonin se penalltia e shkodranëve nuk qëndron, duke lënë të kuptohej se ishte një rezultat jo real.

Në këtë linjë mendimi ishte edhe Erion Braçe, një tifoz i flaktë i Partizanit. Braçe ka qënë tejet aktiv në rrjetet sociale, duke u ankuar për padrejtësi. Gazetari i njohur, Bledian Koka ka “shigjetuar” në Facebook zëvëndës-kryeministrin, pasi e cilëson si një njeri që nuk e pranon garën.

Postimi

Mentaliteti i mandatit te 3-te simbas E. Braçes!

Mjaftoi nje ndeshje futbolli ku ne fund nuk fitoi skuadra e pushtetit qe kryetifozi i vetshpallur publik i te kuqve, Erion Brace te shperthente ne akuza e kercenime per te cilat edhe guerrilasi me i thekur do te ndihej ne turp.

Te shfrysh si tifoz eshte njera ane, ama te kercenosh si pushtetar perkundrejt qeverise futbollit eshte shantazh. “Ka Zot ka, sic ka ligj do te kete edhe drejtesi! Imunitetit te horrit po i vjen fundi”-shkruante Brace pas perballjes Partizani-Vllaznia. E para E. Brace e di se hakerrimi i tij ndaj qeverise se futbollit eshte nje 5 me hic ku ne fund fiton kjo e fundit.

Betejen e nisi dikur dhe Berisha kunder Armando Dukes, dhe ne fund u terhoq qeveria sepse Shqiperia rrezikonte perjashtimin sportiv nese vazhdohej me tej. Sot jemi ne te njejtat kushte. Nga atehere dhe tani pak ka ndryshuar nga qellimi, perpos mjetit qe perdoret (ne kete rast Partizani).

Vetem se kesaj here kane ndryshuar dhe aktoret dhe arsyeja. Thene kjo, ajo qe thote Brace eshte nje prelud i mendesise se Rilindjes ne mandatin e 3-te. Nga shtatori grushti i hekurt i regjimit do te behet dhe me i rende, edhe me i pameshirshem. Reagimi i E. Braces tregon se Partizani ka ndryshuar, por Beqir Balluket qe simpatizojne skuadren aspak.

Ata nuk e konceptojne deri edhe futbollin si loje, por si nje skeme te kontrolluar ku ne fund fiton vetem e kuqja. Mjaftoi fiks nje ndeshje futbolli per te treguar se regjimi nuk e pranon garen, por kerkon vetem nenshtrimin dhe per kete eshte gati te perdore edhe ligjin qe nuk eshte krijuar ende per te ngushelluar humbesit e keqinj, sidomos ato te llojit E. Brace…

p.s…edhe pse penalltia…, ishte!