Sfida e neserme Teuta- Apolonia pritet me shume interes sepse mund te vendose titullin kampion. Ne pamje te pare konsiderohet nje sfide e lehte per durrsaket te cilet pas perfundimit te saj do te shpallen kampione.

Nderkohe presidenti i ekipit fierak Koço Kokedhima eshte “betuar” per loje te ndershme dhe dhenie maksimumi nga futbollistet e tij.

Por nderkohe, mbreme ne “Procesi Sportiv” numri 1 i klubit te Apolonise eshte pyetur nese do ta pranonte nje shperblim per skuadren ne kete ndeshje.

Dhe pergjigja e Kokedhimes ne fakt ka qene e tille qe e mirepriste nje shperblim per te ndalur Teuten, por kurrsesi per ta humbur kete ndeshje.

“Problem për mua do ishte nëse do pranonte Apolonia një shpërblim nga Teuta për të humbur, por për të pranuar një shpërblim për të fituar, kjo ska asnjë gjë amorale dhe asgjë në kundërshtim me ndershmërinë dhe drejtësinë e garës, kështu që kjo është.