Media e njohur në Turqi, Fanatik, ka shkruar një artikull sa i përket lojtarëve që ndodhen në Europë dhe që kanë aftësitë për të bërë mirë në elitën e futbollit.

Këtu bëjnë pjesë futbollistë që mund të merren lirë, për të rezultuar si zbulime për klubet.Në listën e reduktuar me emra përfshihet edhe lojtari i Vllaznisë, Ardit Hoxhaj.

Në këtë mënyrë “Fanatik” sponsorizon Hoxhajn që sipas të gjitha gjasave do të largohet drejt Turqisë në sezonin e ardhshëm.

Interesimi ishte i madh për të edhe në merkaton e janarit, teksa u vendos së bashku me drejtuesit e klubit që largimi të vinte në verë duke pritur oferta më të mira dhe duke kontribuar më shumë për Vllazninë. /Sport Ekspres/