Ka mbyllur nje sezon te shkelqyer dhe duke e udhehequr Egnatian si kapiten, ka dhene kontributin e tij ne arritjen e suksesit te madh, ngjitjen ne Superlige.

Mesfushori shkodran Ndriçim Shtubina ka dhene me te miren e tij per kete skuader dhe si rrjedhoje ka marre edhe vleresimet e stafit teknik por edhe te drejtuesve te klubit.

Rrjedhoje e ketij respekti dhe vleresimi, mesohet se sot ka ardhur edhe rinovimi ne kontrate. Qe do te thote se shkodrani 34 vjeçar do te vazhdoje te luaje edhe per nje sezon me rrogozhinasit.

Kete gje e ka bere te ditur vete Shtubina permes nje postimi ne rrjetet sociale ku ai shkruan:

“Falenderoj presidentin Agim Demrozi dhe profesor Maganin si dhe drejtuesit e klubit Klevis Murati e Olsi Dranga per besimin qe me dhane per te qene edhe nje vit tjeter pjese e Egnatias. Jam shume i motivuar. Me pret nje sfide e veshtire ne Superlige. Shihemi atje…”