Vllaznia do të luajë deri në fund për titullin kampion duke pritur dhuratën e Apolonisë. Nga ana tjetër shkodranët duhet të fitojnë me Laçin me një gol më shumë sesa Teuta.

Me lutjem dhe besimin e madh, në Shkodër po kryqëzojnë duart për mrekullinë pasi me letra titulli qëndron në Durrës. Alban

Xhaferi ka reaguar duke përforcuar edhe njëherë mendimin se titulli i Vllaznisë është i fituar, pavarësisht rezultateve të sotme, pasi u kthye në nivelet më të larta.

“S’ka force as ndryshim pa lejen e Zotit. Sot ne shkojme te qete dhe me merite drejt objektivave tona. Te gjithe jemi me te motivuar per te luajtur deri ne fund. Rikthim tek suksesi eshte tashma realitet”- shkruan Xhaferi ne postimin e tij.