Dritan Smajli ish-mbrojtësi i Vllaznisë dhe kapiten i saj, ka bërë një thirrje në drejtim të presidenteve të dy klubeve, Pashk Laskës të Laçit dhe Koço Kokedhimës së Apolonisë, që sot t’ia falin një ditë Shkodrës dhe ajo do ta mbajë mend për gjithë jetën.

Natyrisht duke parë statusin e ish-mbrojtësit të lë të kuptosh, se po iu kërkon ndihmë që skuadra e tij e zemrës, Vllaznia të shpallet kampione sot.

Por nëse kërkesa për Kokëdhimën nuk ka asgjë të keqe, pasi Apolonia edhe mund ta ndalë Teutën, apeli ndaj Laçit tingëllon jo korrekte sportivisht sepse nënkupton që Laçi të mosbehet pengesë dhe të humbë me Vllazninë.

Ja statusi i plotë i Smajlit:

“Zoti Pashk Laska bëj atë që gjithë Shkodra pret sot dhe jo vetëm. Zoti Koço Kokëdhima bëj atë që gjithë Shkodra pret sot dhe jo vetëm. Do jeni në memorien e çdo shkodrani gjithë jetën vetëm bëjeni të lumtur sot. Një ditë t’ia falni Shkodrës sot, Shkodra do ua falë gjithë jetën. Forca Vllaznia.”